August 6, 2026
1 min read

Ambasada e SHBA-së: Ngërçi politik po i kushton Kosovës, institucionet të formohen sipas Kushtetutës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë u ka bërë thirrje liderëve politikë në Kosovë që të bashkëpunojnë për formimin e institucioneve të reja, në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Në një përgjigje për media, ambasada ka theksuar se qytetarët presin nga përfaqësuesit e tyre të veprojnë në interes të vendit dhe të përmbushin përgjegjësitë kushtetuese.

Sipas Ambasadës së SHBA-së, zvarritja e krijimit të institucioneve po i kushton Kosovës mundësi të rëndësishme dhe ka ardhur koha që prioritet të jenë progresi dhe stabiliteti.

Ky reagim vjen në kohën kur ende nuk është përmbyllur procesi i konstituimit të Kuvendit, ndërsa afati kushtetues për këtë çështje po i afrohet fundit.

Latest from Blog

Go toTop