Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin jo-rezident të Irlandës, Ragnar Almqvist, ku u diskutuan marrëdhëniet mes dy vendeve dhe zhvillimet aktuale.
Kurti vlerësoi bashkëpunimin me Irlandën dhe kontributin e saj në KFOR dhe EULEX, ndërsa kërkoi mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.
Në takim u diskutua edhe bashkëpunimi kulturor, përfshirë mbështetjen e Irlandës për edicionin e radhës të DokuFest-it në Prizren.
/Demantim News/