December 3, 2025
1 min read

“Amerika e sheh si problem Albin Kurtin”

Profesori amerikan Edward P. Jospeth si dhe ekspertët si Lule Coffey dhe Max Primorac, në seancën dëgjimore të mbajtur dje në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në ShBA, pohuan se Amerika e sheh si problem kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin.

Kjo erdhi pas pyetjes së bëri kongresisti amerikan Keith Self.

“A e llogarisin burokratët e karrierës në Departamentin Amerikan të Shtetit qasjen e kryeministrit Albin Kurti si obstruksioniste?”, ishte pyetja e Self.

Kjo u diskutua sot në emisionin “Ora Shtatë”, ku paneli tha se këto përgjigje, dhe raportet mbi situatën në Kosovë e Serbi, do të luajnë rol të madh për të ardhmen.

Latest from Blog

Zjarr në një objekt në Begracë të Kaçanikut

Një objekt në fshatin Begracë të Kaçanikut është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Një qytetar ka vërejtur flakët në momentet e para dhe ka reaguar menjëherë, duke
Go toTop