August 6, 2026
1 min read

Analisti: Ardian Gjini po shndërrohet në kundërkandidatin kryesor të Albin Kurtit

Analisti politik Shenoll Muharremi ka vlerësuar lart kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, duke thënë se ai po forcon rolin e opozitës dhe ka potencial të bëhet kundërkandidati kryesor i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Për Demantim News, Muharremi u shpreh se Gjini ka sjellë një frymë të re në opozitë, ndërsa e cilësoi atë si një nga politikanët më të kompletuar në skenën politike të Kosovës.

Sipas tij, përvoja në institucione, formimi akademik dhe angazhimi i mëhershëm në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e bëjnë Gjinin një figurë të veçantë në politikën kosovare.

Muharremi shtoi se Gjini mbetet një politikan me përvojë dhe vizion, i cili, sipas tij, ka ende shumë për t’i ofruar Kosovës në vitet e ardhshme.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop