August 4, 2026
1 min read

Andrew Garfield: Do të rikthehesha si Spider-Man vetëm me një histori krejtësisht ndryshe

Aktori Andrew Garfield ka lënë të hapur mundësinë për t’u rikthyer në rolin e Spider-Man, por vetëm nëse projekti do të ofronte një qasje të pazakontë dhe krejt ndryshe nga filmat e deritanishëm të superheroit.

Gjatë një interviste, aktori 42-vjeçar u shpreh se nuk do ta pranonte një histori tradicionale, duke theksuar se rikthimi i tij do të kishte kuptim vetëm nëse personazhi prezantohej në një mënyrë të re dhe befasuese.

“Do të duhej të ishte diçka shumë e çuditshme, e pazakontë dhe jashtë çdo pritshmërie. Do të doja të shihja një version të Spider-Man që publiku nuk e ka parë kurrë më parë”, është shprehur Garfield.

Ai madje sugjeroi se një film me stilin e një udhëtimi rrugor do të ishte një ide interesante, duke sjellë një dimension më intim dhe më ndryshe për personazhin.

Edhe vitin e kaluar, gjatë një aktiviteti për fansat e filmave dhe komikëve, Garfield kishte deklaruar se do ta interpretonte sërish Spider-Man-in vetëm nëse projekti do të ishte unik dhe jashtë skemave të zakonshme.

Rikthimi i tij i fundit në këtë rol ishte në filmin Spider-Man: No Way Home, ku u bashkua në ekran me Tobey Maguire dhe Tom Holland.

Ndërkohë, Garfield ka mohuar spekulimet se do të jetë pjesë e Avengers: Doomsday, ndërsa nuk është përfshirë as në filmin Spider-Man: Brand New Day.

Latest from Blog

Go toTop