July 17, 2026
1 min read

APK përmbyll “Javën e Agjencisë”, Haxhiu: Lufta kundër korrupsionit vazhdon

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka përmbyllur aktivitetet e “Javës së Agjencisë”, me fokus në transparencën, integritetin dhe forcimin e besimit të qytetarëve në institucione.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se lufta kundër korrupsionit nuk është një betejë që fitohet një herë, por një proces i vazhdueshëm për mbrojtjen e interesit publik.

Sipas saj, korrupsioni dëmton besimin e qytetarëve dhe cenon barazinë para ligjit.

Drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj, vlerësoi se institucioni gjatë 20 viteve është zhvilluar nga një mekanizëm administrativ në një institucion që synon parandalimin e korrupsionit, rritjen e transparencës dhe forcimin e integritetit institucional, raporton /Demantim News/.

Latest from Blog

Go toTop