July 7, 2026
1 min read

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, temë kryesore e takimit Konjufca–Terras

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti në takim eurodeputetin dhe raportuesin e përhershëm të Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet politike në vend, procesin e integrimit evropian dhe euroatlantik, si dhe rëndësinë e avancimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian drejt statusit të vendit kandidat.

Postimi i plotë:

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, priti sot në takim eurodeputetin Riho Terras, Raportuesin e përhershëm të Parlamentit Evropian për Kosovën.

Në takim u diskutua për zhvillimet politike në vend, formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare, si dhe për procesin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Republikës së Kosovës.

Zëvendëskryeministri Konjufca vlerësoi rolin e Parlamentit Evropian në mbështetjen e aspiratave evropiane të Kosovës dhe e falënderoi z. Terras për angazhimin e tij në raport me zhvillimet në vendin tonë.

Në këtë drejtim, ai theksoi rëndësinë që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian të marrë vëmendjen e merituar, duke i hapur rrugë avancimit drejt statusit të vendit kandidat dhe negociatave për anëtarësim.

Republika e Kosovës mbetet e angazhuar maksimalisht për avancimin e rrugës evropiane, thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Bashkimit Evropian dhe përmbushjen e hapave të nevojshëm drejt integrimit të plotë në BE.

Latest from Blog

“Prishtina Parking” nis ekzekutimin e pagave

Ndërmarrja Publike “Prishtina Parking” ka nisur ekzekutimin e pagave për punëtorët, pasi këta të fundit protestuan gjatë ditës për shkak të vonesës së tyre. Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të “Prishtina Parking”,
Go toTop