July 7, 2026
1 min read

Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare

Gjendja e qarkullimit në pikat kufitare të vendit, është e qetë dhe me fluks të ulët automjetesh.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në të gjitha pikat e kalimit kufitar hyrja dhe dalja për automjete dhe kamionë po zhvillohet pa vonesa.

Koha e pritjes në hyrje dhe dalje është nga 3 deri në 5 minuta, ndërsa nuk është raportuar asnjë kolonë automjetesh në asnjërën prej pikave kufitare.

Gjendja e qarkullimit është normale në të gjitha pikat kufitare, përfshirë Bërnjakun, Dheun e Bardhë, Jarinjën, Merdarin, Muçibabën, Mutivodën.

Latest from Blog

Go toTop