Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, opinonisti Avni Arifi kritikoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ish-presidenten Vjosa Osmani për mungesë veprimesh konkrete për diasporën gjatë pesë viteve të fundit.
Ai tha se, përveç përdorimit të diasporës si bazë elektorale dhe lehtësimit të procesit të votimit, nuk është bërë asgjë për ta.
“Është krijuar një bazë e e madhe elektorale në diasporë që voton,është atdheu i tyre, të dy që pesë vjet kanë qenë në qeveri, po kurgjo s’kanë bë për diasporën përveç votave.
“Janë shku me i pa, me majt ndonjë fjalim. Të vetmin lehtësim që e kanë bërë është procesi i votimit, bile ka pasë ideja të çmendura me shku edhe në banhofa me votu.
“Nëse diaspora jonë vjen me aeroplan, ja shkojnë në Shkup ja në Tiranë, s’kanë bërë ndonjë kotnratë që me ardhë me lirë me aeroplan”, tha Arifi.