Policia përmes një njoftimi ka dhënë detaje rreth arrestimit të Pirevës.
Në njoftimin e Policisë thuhet se Drejtoria Rajonale në Prishtinë ka ndërmarrë veprime intensive për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar të përfshirë në veprimtari kriminale, si dhe për dokumentimin e rasteve dhe sjelljen e tyre para drejtësisë.
“Si rezultat i këtyre angazhimeve, nga njësiti i hetimeve të përgjithshme është siguruar prezenca e personit të dyshuar A.P., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Sipas Policisë, i dyshuari ishte në kërkim lidhur me rastin e vrasjes që ndodhi mbrëmë në Prishtinë.