Policia ka arrestuar një person të dyshuar për djegien e derës së një apartamenti në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë.
Sipas hetimeve paraprake, 33-vjeçari dyshohet se e ka kryer veprën për motive konkurrence në biznes, pasi të dy palët merreshin me qiradhënie apartamentesh.
Ngjarja kishte ndodhur në orët e para të mëngjesit të 4 gushtit, ndërsa i dyshuari u identifikua dhe u arrestua rreth 48 orë më vonë. Rasti po hetohet nga autoritetet kompetente.