Aktori i njohur Burak Deniz është ndaluar mëngjesin e sotëm si pjesë e një operacioni të ri që ka në shënjestër 14 individë, përfshirë figura të njohura publike, në kuadër të hetimeve për çështje droge.
Mes personave të arrestuar raportohet të jenë reperi Norm Ender, shefi i kuzhinës Somer Sivrioğlu, muzikanti Mert Demir dhe aktorët Büşra Pekin e Burak Deniz.
Operacionet që shënjestrojnë botën e të famshmëve janë ende në vijim.
Kryeprokuroria Publike e Anadollit lëshoi një deklaratë zyrtare ku thuhej:
“Në kuadër të dosjes hetimore 2026/73811 të Prokurorisë sonë në Stamboll, është ndërmarrë një operacion ndaj individëve të njohur për publikun me akuzën e ‘Përdorimit të drogës për qëllime personale’. Ky aksion u realizua në koordinim me Drejtorinë e Krimeve Narkotike të Xhandarmërisë Provinciale të Stambollit.”
Më 9 prill 2026, u kryen kontrolle të simululuara dhe sekuestrime me qëllim kapjen e 14 personave të dyshuar për aktivitete të paligjshme, përfshirë blerjen, posedimin ose përdorimin e lëndëve narkotike dhe stimuluesve.
Deri më tani, 11 persona janë vënë në pranga, dy të dyshuar janë shpallur në kërkim si fugitivë, ndërsa një i dyshuar tjetër është identifikuar se ndodhet jashtë shtetit.
Prokuroria bëri me dije se hetimet kundër krimeve që dëmtojnë shëndetin publik do të vazhdojnë me vendosmëri të plotë.