Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Grabitje”, në lidhje me një rast që kishte ndodhur në dhjetor të vitit 2025 në qytetin e Pejës.
Sipas policisë, rasti ishte raportuar më 20 dhjetor 2025, rreth orës 03:30, në rrugën “Qamëria” në Pejë. Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku viktima kishte deklaruar se persona të dyshuar kishin hyrë në shtëpinë e tij dhe kishin marrë një shumë të konsiderueshme parash, sasi ari dhe një telefon mobil.
Pas një pune intensive hetimore nga Sektori Rajonal për Hetime në Pejë, më 6 gusht 2026 u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i një personi të dyshuar për përfshirje në këtë rast.
I dyshuari është intervistuar nga hetuesit, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.