August 5, 2026
1 min read

Arrestohet i dyshuari për tentim-vrasje pas incidentit me armë në Lipjan

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture, në një rast që po hetohet si tentim-vrasje.

Për Demantim News, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 17:30, kur i dyshuari fillimisht ka tentuar ta sulmojë fizikisht viktimën, e cila ndodhej në automjet. Në momentin që viktima është larguar, i dyshuari dyshohet se ka qëlluar me armë në drejtim të veturës.

Policia ka sekuestruar një pistoletë dhe 48 fishekë, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop