by
June 12, 2026
1 min read

Arrestohet në Podujevë një person i kërkuar për pengim të personit zyrtar

Zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Podujevë kanë arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë të gjykatës për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.

Sipas policisë, i arrestuari është B.K., mashkull, i cili pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit në përputhje me vendimin e gjykatës.

Arrestimi u realizua në kuadër të operacioneve të Policisë së Rajonit të Prishtinës për lokalizimin dhe kapjen e personave të kërkuar nga organet e drejtësisë.

Latest from Blog

Go toTop