July 10, 2026
1 min read

Arrestohet një person në Prizren, kërcënoi përmes telefonit një zyrtar policor

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, i dyshuar për kanosje ndaj një zyrtari policor përmes një mesazhi telefonik.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 9 korrikut 2026, ndërsa nga hetimet e para dyshohet se kërcënimi lidhet me një rast penal që ishte duke u hetuar nga zyrtari policor.

“Prizren 09.07.2026 – 20:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se ai, i kishte dërguar një mesazh në telefon me përmbajtje kërcënuese viktimës mashkull kosovar, (zyrtar policor). Gjatë hetimit fillestar dyshohet se kanosja ndërlidhet me një rast penal që e ka hetuar zyrtari policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Latest from Blog

Edhe Frankfurti e përmirëson gabimin për Kosovën

Platforma gjermane e fluturimeve „Flights Frankfurt“ ka korrigjuar pasaktësinë në lidhje me aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i cili më parë ishte paraqitur gabimisht si pjesë e Serbisë. Lajmin e ka

Nis asfaltimi i rrugës Klinë-Zahaq (Loti1)

Ka nisur sot asfaltimi i rrugës Klinë-Zahaq (Loti1). Kjo punë po kryhet vetëm 7 muaj pas nënshkrimit të kontratës. Punimet po i kryen kompania Benita Company. Ky është një lajm i mirë
Go toTop