by
December 1, 2025
1 min read

Arrihet marrëveshja, në UP do të ketë afat të nëntorit dhe prillit

Tashmë do të lejohet afati i nëntorit dhe prillit në Universitetin e Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur Parlamenti Studentor, të cilët njoftuan se në bashkëpunim me Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, ka arritur një marrëveshje në dobi të studentëve të UP-së, shkruan Klankosova.tv

Sipas njoftimit, ky vendim synon të garantojë barazi dhe qasje të njëjtë për të gjithë studentët, pavarësisht fakultetit ku ndjekin studimet.

“Me kërkesën e Parlamentit Studentor, është aprovuar faza dyvjeçare e tranzicionit për afatet e rivlerësimit (Nëntor/Prill). Pas miratimit në Senatin e Universitetit, këto afate do të aplikohen në të gjitha njësitë akademike të UP-së gjatë kësaj periudhe tranzitore. Parlamenti Studentor ka falënderuar Rektorin e UP-së, prof. Arben Hajrullahu, si dhe prorektorët Adem Beha dhe Majlinda Zhitija Gjelaj, për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të kërkesave studentore. Po ashtu, një falënderim i veçantë u është drejtuar edhe të gjitha organizatave studentore që kontribuan në këtë proces.  Parlamenti Studentor ka theksuar se do të vazhdojë të jetë zë i kërkesave të të gjithë studentëve të Universitetit të Prishtinës, pa dallime”, shkruhet në njoftimin e tyre.

Latest from Blog

“La vida Loca”, nga Istogu në Mallorca

Dy motrat Balaj, Rina dhe Rudina vazhdojnë t’i ndjekin qefet vetes. Dy motrat istogase kanë shkuar për pushime në Majorka të Spanjës. Pa asnjë shoqërues, motrat Balaj shfaqen me stil elektrizues në
Go toTop