Një autobus që po udhëtonte nga Kosova drejt Gjermanisë është prishur sot në territorin e Kroacisë, duke lënë dhjetëra udhëtarë në pritje për disa orë.
Sipas raportimeve, pasagjerët kanë më shumë se pesë orë që presin në vendin ku autobusi ka ndaluar së funksionuari, ndërsa po presin një zgjidhje nga kompania.
Ndërkohë, është nisur një autobus tjetër drejt tyre, me qëllim që udhëtarët të vazhdojnë udhëtimin dhe të arrijnë në destinacionet e tyre.