July 27, 2026
1 min read

Automjetet e transportit mbi 20 tonë qarkullojnë pa kufizime nesër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas ministrisë, bazuar në parashikimet zyrtare të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

Siç raporton Demantim News, Ministria bëri të ditur se do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të kushteve meteorologjike dhe do të informojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë nëse krijohen kushtet për rikthimin e kufizimeve.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop