July 28, 2026
1 min read

Azemi: Kemi humbur luftën me vdekjet e punëtorëve në Kosovë

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka deklaruar se Kosova vazhdon të përballet me një situatë alarmante sa i përket sigurisë në punë, duke theksuar se vendi “e ka humbur luftën” me vdekjet e punëtorëve në sektorin privat.

Duke komentuar aksidentin tragjik në një vendpunishte në Prishtinë, ku humbi jetën një punëtor i ri dhe një tjetër mbeti i lënduar, Azemi e cilësoi ngjarjen si një tragjedi për familjen, punëtorët dhe gjithë shoqërinë.

Ai tha se pret përfundimin e hetimeve nga Inspektorati i Punës, Policia dhe Prokuroria, ndërsa shtoi se, sipas informacioneve paraprake që ka marrë, faktori njerëzor dyshohet të ketë qenë shkaku kryesor i aksidentit.

Azemi ngriti shqetësime edhe për mungesën e kontrolleve dhe të sanksioneve ndaj kompanive që nuk respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, duke kërkuar më shumë përgjegjësi nga institucionet.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop