Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se takimet mes LVV-së dhe LDK-së pritet të vazhdojnë me synimin për arritjen e një marrëveshjeje politike dhe shmangien e zgjedhjeve të reja.
Ai ka deklaruar se Vetëvendosje është e interesuar që institucionet e vendit të formohen sa më shpejt, ndërsa ka shprehur pritje që edhe opozita të tregojë gatishmëri për bashkëpunim.
Bajqinovci tha se LVV është e hapur për marrëveshje dhe se synimi është krijimi i institucioneve të plota, përfshirë zgjedhjen e presidentit/es dhe funksionimin e Kuvendit.
Lidhur me afatin kushtetues dhe pasojat e mundshme pas përfundimit të tij, ai u shpreh se beson se ende ka hapësirë për një marrëveshje politike.
Sipas tij, takimet mes palëve nuk duhet të ndërpriten dhe mundësia për një dakordim mbetet e hapur.