October 22, 2026
1 min read

Bajqinovci i rikthehet PDK-së: Ku mbetën ultimatumet për Ligjin e Speciales?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas vendimit të Presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, për ta kthyer në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Bajqinovci ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës, duke vënë në pikëpyetje ndryshimin e qëndrimit të saj pas deklaratave të forta, presionit publik dhe protestave në mbështetje të miratimit të ligjit.

Ai ka rikujtuar edhe deklaratat e mëparshme për bomba dhe paralajmërimet se deputetët nuk do të dilnin të gjallë pa e votuar ligjin, duke kërkuar sqarime nga ata që, sipas tij, ushtruan presion për miratimin e tij.

Reagimi i plotë:

“E tash, qysh me ia ba me ato deklaratat e forta për bomba dhe fjalët se ‘deputetët nuk dalin të gjallë pa e votuar ligjin’?

Ku janë sot ata që ushtronin presion të madh publik mbi Qeverinë dhe deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!?

Na thoshit: ‘Votojeni ligjin, se ndryshe s’bën!’

Ne e votuam!

PDK-ja, paska kërkuar që ligji për Gjykatën Speciale të kthehet sërish në Kuvend, pas gjithë atyre deklaratave, reagimeve dhe protestave?

A vlejnë të njëjtat kritere edhe për PDK-në, apo kërkesat dhe presioni publik vlejnë vetëm kur bëhet fjalë për deputetët e VV-së?

Ku mbetën ultimatumet dhe ku mbetën zërat që kërkonin votimin me çdo kusht?

Qytetarët meritojnë një shpjegim!”

Latest from Blog

Go toTop