March 25, 2026
1 min read

Ballafaqimi Sllovaki-Kosovë, Talla: Është koha të shkruajmë histori

Të enjten, Kosova do të përballet me Sllovakinë në ndeshjen gjysmëfinale të playoff-it të vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror që sivjet mbahet në ShBA, Kanada dhe Meksikë.

Në emisionin “Ora Shtatë”, futbollisti Etrit Talla, u shpreh optimist se Kosova do ta fitojë këtë ballafaqim, teksa shtoi se tani është koha që të shkruhet historia.

“Me një bindje shumë të plotë po shpresoj që kemi me fitu, për arsye se është një ekip shumë kompakt, dhe një ekip që po luftojnë për njëri-tjetrin. Unë mendoj që kohëve të fundit, ekipi që e ka bë Franco Foda, nuk kemi pasur ekip që e ka dashur më shumë fitoren”, u shpreh Talla.

“Por ekipi po e do fitoren dhe ka ardhur koha për të shkruar histori”, tha ai.

Nga ana tjetër, Xhevdet Zeka tha se Kosova i ka shanset më të mëdha për të fituar, sesa Shqipëria ndaj Polonisë.

“Jam optimist. Skuadra kosovare është profesioniste. Nuk ka asnjë llojë frike ndaj Sllovakisë. Por besoj që Kosova ka shanset më të mëdha ta kalojë këtë fazë sesa Shqipëria”, u shpreh Zeka.

Latest from Blog

Go toTop