Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha ka njoftuar se ka marrë vendim për vendosjen e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Krejt kjo, sipas tij, me qëllim të mbrojtjes së infrastrukturës rrugore gjatë temperaturave të larta dhe rritjes së sigurisë në komunikacion.
Ky vendim përcakton temperaturat dhe intervalet kohore kur aktivizohen kufizimet.