July 20, 2026
1 min read

Basti i kushtoi shtrenjtë Drake, humb miliona pas disfatës së Argjentinës

Derisa miliona tifozë prisnin finalen e Kupës së Botës, një tjetër “garë” zhvillohej jashtë fushës, ku në qendër ishte reperi Drake me bastin e tij prej 1.28 milionë eurosh për Argjentinën.

Reperi kanadez kishte parashikuar triumfin e Lionel Messit dhe bashkëlojtarëve të tij në finalen ndaj Spanjës, duke vendosur bast në platformën “Stake”. Në rast fitoreje, ai do të përfitonte mbi 4.36 milionë euro.

Por skenari i finales ishte ndryshe. Spanja fitoi 1-0 dhe basti i Drake përfundoi në humbje, duke rikthyer edhe një herë në vëmendje të ashtuquajturin “Mallkimi i Drake”.

Kjo nuk është hera e parë që reperi humb shuma të mëdha nga bastet sportive. Ai më herët ka qenë në qendër të vëmendjes për disa parashikime të dështuara, duke krijuar teorinë e famshme mes tifozëve se ekipet apo sportistët që mbështet ai shpesh humbin.

Edhe pse mbetet vetëm një teori e rrjeteve sociale, bastet e mëdha të Drake vazhdojnë të kthehen në një spektakël më vete sa herë që ai vendos të mbështesë një skuadër. /Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop