July 31, 2026
1 min read

Bastisje në rastin e krimeve të luftës, konfiskohen prova në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në Zubin Potok, në lokacionin e njërit prej të dyshuarve për krime lufte kundër popullatës civile gjatë vitit 1999.

Për Demantim News, aksioni është zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Speciale, pas arrestimit të dy të dyshuarve me inicialet M.J. dhe M.B. më 28 korrik 2026.

Bastisja është realizuar me urdhër të Gjykatës Themelore, ndërsa gjatë kontrollit janë sekuestruar prova materiale që, sipas Policisë, dëshmojnë se i dyshuari M.J. ka qenë i mobilizuar dhe pjesë aktive e ish-Armatës Jugosllave gjatë luftës në Kosovë.

Autoritetet njoftuan se hetimet për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” janë duke vazhduar dhe se do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme ligjore.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop