Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje partive politike që të mos ushtrojnë ndikim mbi Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe anëtarët e tij, duke theksuar se një gjyqësor i pavarur dhe i paanshëm është thelbësor për sundimin e ligjit.
Reagimi vjen pasi KGjK-ja njoftoi hapjen e një konkursi të ri për rekrutimin e prokurorëve nga komuniteti serb, pas lirimit nga detyra të shtatë ish-prokurorëve serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022.
Siç mëson Demantim News, konkursi do të jetë i hapur për të gjithë kandidatët që plotësojnë kushtet ligjore, përfshirë edhe ish-prokurorët. Vendimi ka nxitur reagime dhe debate lidhur me ndikimin e tij në procesin e riintegrimit të juristëve serbë në sistemin e drejtësisë.
/Demantim News/