July 29, 2026
1 min read

BE qorton Vuçiqin për deklaratat ndaj Kosovës

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje palëve të shmangin deklaratat dhe veprimet që nuk ndihmojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se dialogu mbetet e vetmja rrugë drejt përparimit.

Reagimi i BE-së erdhi pas deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili përsëriti se Kosova është pjesë e Serbisë dhe se mbrojtja e integritetit territorial mbetet prioritet shtetëror.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian theksoi se përparimi në dialogun Kosovë–Serbi është kusht për avancimin e të dyja vendeve në rrugën drejt integrimit evropian.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop