Këngëtari shqiptar Bejta është parë së fundmi në Prishtinë në shoqërinë e një vajze bjonde, duke tërhequr vëmendjen e publikut.
Artisti, i cili zakonisht është aktiv në videot dhe përmbajtjet e tij në rrjete sociale, këtë herë është fotografuar gjatë një daljeje private.
Në pamjet e publikuara nga Prive, Bejta shihet duke ecur krah vajzës, ndërsa afërsia mes tyre ka nxitur aludime se mund të bëhet fjalë për një lidhje.
Identiteti i vajzës nuk është bërë i ditur, ndërsa vetë këngëtari ka qenë gjithmonë i rezervuar sa i përket jetës së tij private.
Në aspektin muzikor, Bejta publikoi në prill albumin “Elemente”, me 11 këngë, ndërsa projekti i tij më i fundit është “Kujt ia fal”.
