Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Malagas në ndeshjen e javës së tretë të La Ligës.
Protagonist për madrilenët ishte Jude Bellingham, i cili arriti të zhbllokojë rezultatin dhe t’i japë skuadrës së tij avantazhin 1:0.
Ylli anglez realizoi një gol të bukur në minutën e 19-të, duke e nisur në mënyrën më të mirë sfidën për Real Madridin.
Ndeshja po vazhdon, ndërsa madrilenët synojnë ta ruajnë epërsinë dhe të sigurojnë pikët e plota.
/Demantim News/