Dështimi për zgjedhjen e presidentit brenda afatit të Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka futur vendin në zgjedhje të parakohshme, pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti marrëveshje me opozitën.
Në këtë situatë, gazetari Përparim Beqiri ka kritikuar paraqitjen e kryeministrit Albin Kurti në seancën e fundit.
Ai thotë se seanca u mbajt vetëm me deputetët e pushtetit në sallë, ku Kurti mbajti një fjalim me tone populiste dhe fyese ndaj opozitës.
Sipas Beqirit, fundi i seancës me duartrokitje dhe përqafime për kryeministrin krijon një pamje që nuk i shkon një demokracie funksionale, duke e krahasuar me praktika të liderëve si Alexander Lukashenko dhe Kim Jong Un.