May 5, 2026
1 min read

Bernardin Jakaj shpallet kampion evropian në WBO: Ndihem krenar! 

Kampioni i Evropës në brezin WBO, Bernardin Jakaj, po arrin majat e boksit evropian, ndërsa hapi i ardhshëm i tij është të arrijë majat e boksit botëror.

Në emisionin “Kosova Today”, Jakaj foli për momentin kur ka mposhtur kundërshtarin.

“Ia dolëm shpejt. Në rundin e dytë e rrëzuam dhe fituam meçin”, tha ai duke thënë se ndihet krenar për arritjen e tij.

Latest from Blog

Go toTop