by
June 9, 2026
1 min read

Bianca Censori e paparashikueshme, mjel lopën me të brendshme në videoklipin e ri të YE-së

Bianca Censori, gruaja e Kanye West, është rikthyer në qendër të vëmendjes për rolin e saj në videoklipin e tij të fundit të çuditshëm muzikor.

Në një skenë, Censori shfaqet duke mjelur një lopë e veshur vetëm me të brendshmet e saj të ngushta, gjë që ka shkaktuar reagime të ashpra në internet.

Pamjet që janë publikuar e tregojnë arkitekten me veshjen e saj karakteristike të ngushtë.

Videoklipi është për një nga këngët e reja nga albumi i ardhshëm i West-it, dhe identiteti vizual i videoklipit vazhdon estetikën e dallueshme, shpesh avangardë dhe kontraverse të reperit.

Edhe pse detajet rreth këngës dhe albumit nuk janë publikuar ende zyrtarisht, pamjet e publikuara sugjerojnë se edhe ky projekt do të shkaktojë shumë diskutime.

Latest from Blog

Go toTop