Një incident i rëndë ka ndodhur në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, ku një kran është rrëzuar gjatë punimeve, duke lënduar disa punëtorë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e emergjencës dhe Policia e Kosovës, të cilat po merren me rastin dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit.
Gjendja shëndetësore e të lënduarve ende nuk është bërë e ditur.