Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e enjte.
Sipas vendimit të ministrisë, çmimi maksimal i naftës është 1.72 euro për litër, që është pesë centë më i ulët krahasuar me një ditë më parë.
Edhe benzina ka pësuar ulje, duke u caktuar me çmim maksimal prej 1.45 euro për litër, ndërsa gazi do të shitet me çmim maksimal prej 0.60 euro për litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00.