Disa biseda që po qarkullojnë në rrjetet sociale pretendohet se nxënës me arritje të veçanta do të përfitojnë bileta falas për koncertin e Kanye West në Tiranë.
Në mesazhet e shpërndara, të siguruara nga Piranjat News u kërkohet mësuesve të propozojnë nxënës që do të shoqërohen në koncert, duke plotësuar të dhëna për nxënës me rezultate të larta ose me arritje në fusha si sporti, arti, debatet, olimpiadat, festivalet dhe shkenca.

“Ju lutem më duhet një emër mësuesi për të shoqëruar nxënësit në koncert, pasi nxënësve të shkëlqyer do t’u jepen bileta falas për koncertin e Kanye West”, thuhet në një prej mesazheve që po qarkullojnë.
Në një tjetër njoftim kërkohet që një tabelë me të dhënat e nxënësve të plotësohet dhe të dërgohet me email brenda një afati të përcaktuar.