Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka kërkuar nga Komuna e Ferizajt të ndërmarrë masa urgjente për zgjidhjen e problemeve të trafikut në segmentin nga ura në qytet deri te hyrja e autostradës.
Sipas MIT-së, projekti është hartuar dhe mbikëqyrur nga Komuna e Ferizajt, ndërsa ministria ka siguruar financimin. Në projekt, sipas tyre, nuk ishin përfshirë rrethrrotullimi në Bibaj, ndriçimi publik dhe zgjerimi i rrugës në dalje të autostradës.
Ministria ka bërë të ditur se zgjidhja e përkohshme e vendosur nga komuna nuk ka dhënë rezultat dhe ka shkaktuar kolona të gjata.
MIT njoftoi se do të marrë përsipër riprojektimin e segmentit për të adresuar problemet e evidentuara. /Demantim News/