April 23, 2026
1 min read

Bordi i Paqes më 27 prill në Kuvend

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë ka deklaruar se seanca plenare e 27 prillit nuk do të jetë për çështjen e presidentit.

Ajo tha se në këtë mbledhje do të diskutohet anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes.

“Do të doja të ishte ashtu, por ende jemi në pritje të një konsensusi sa i përket çështjes së presidentit”, tha ajo.

“Kryesia e Kuvendit vendosi që më 27 prill në orën 10:00 të mbajë një seancë të re, për t’i adresuar disa çështje shumë të rëndësishme, dhe në këtë drejtim është anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes”, u shpreh Haxhiu.

Latest from Blog

Caktohet rendi i ditës për seancën plenare

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është miratuar procesverbali i mbledhjes së mëparshme, ndërsa më pas është shqyrtuar propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të
Go toTop