Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) ka zgjedhur Zana Spahiun në pozitën e Drejtoreshës së Përgjithshme të RTK-së.
Spahiu, e cila deri tani ishte ushtruese e detyrës së drejtoreshës, mori mbështetjen e 9 anëtarëve të Bordit.
Vendimi u mor pas shqyrtimit të listës përfundimtare të kandidatëve për këtë pozitë. /Demantim News/