Gazetari shqiptar në Zvicër, Nefail Maliqi ka komentuar një raport të OKB-së ku ngre alarmin për rritjen e popullsisë në botë në rreth 10 miliardë banorë brenda këtij shekulli.
Ai tha se vende si Zvicra janë në panik për rritjen e popullsisë shtetërore në mbi 10 milionë banorë, kurse vende të Ballkanit janë në panik për zvogëlimin e popullsisë.
“Popullsia në botë veç po shkon rreth 10 miliardëve dhe interesant përderisa Zvicra nuk do të ketë 10 milionë banorë, bota po shkon kah 10 miliardë. Është një shifër e madhe. Sipas raportit të OKB-së të lanësuar të enjten e kaluar në selinë e OKB-së, bota do t’i afrohet 10 miliardë banorë. Disa vende janë në panik sikur Zvicra që është në panik nga rritja e popullsisë, Serbia ka frikë nga zvogëlimi i popullsisë, zhdukja e popullit serb nga Ballkani. Ka vend për shqetësime edhe për shqiptarët në Ballkan sidomos në Shqipëri. Raportet ndërkombëtare kanë shprehur shqetësimin për rënien demografike të vendeve të Ballkanit, sipas këtyre analizave, rënia në popullsisë është e theksuar në Serbi”, tha ai.
“Me rritjen e popullsisë në përgjithësi, rritet edhe numri i shqiptarëve në Zvicër, sipas statistikave Zvicra është duke shkuar rreth 330 mijë shqiptarë”, shtoi ai.