Verona ka konfirmuar se është shtatzënë dhe se së bashku me ish-banorin e “Big Brother VIP Kosova 2”, Ylli Dervishin, të njohur si Buci, janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.
Lajmin e ëmbël Verona e ka bërë të ditur përmes disa fotografive, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe e veshur me një fustan të kaltër.
Çifti u bë prindër për herë të parë vitin e kaluar, kur erdhi në jetë djali i tyre, Elio.
Ndërkohë, gjinia e fëmijës së dytë ende nuk është bërë e ditur.
