Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, iu bashkua sot kryetarit të Shtimes, Qemajl Aliu, në homazhet e organizuara me rastin e 28-vjetorit të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Shtimes.
Homazhet nisën pranë shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari dhe vazhduan në komplekset memoriale të dëshmorëve në Reçak, Mollopolc, Zborc dhe te Varrezat e Dëshmorëve në Shtime. Buja mori pjesë gjithashtu edhe në përurimin e investimeve të realizuara në kompleksin memorial, si dhe në akademinë përkujtimore kushtuar Dëshmorit të Kombit Sadik Mujota – Malsori.
Siç raporton Demantim News, Buja theksoi se është detyrim i çdo brezi të nderojë ata që sakrifikuan jetën për lirinë e Kosovës, duke shtuar se falë tyre sot qytetarët gëzojnë lirinë dhe ndërtojnë të ardhmen.
/Demantim News/