December 4, 2025
1 min read

Burim Ramadani garon për deputet të AAK-së më 28 dhjetor

Burim Ramadani nga sot i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Se ai do të garojë për deputet me këtë parti, ka njoftuar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se zëri dhe veprimi racional i Ramadanit, do t’i shërbejë shtetit.

“Burim Ramadani është mendje e kthjellët që punon për sigurinë e shtetit. Është ndër njerëzit më të përgjegjshëm dhe profesionistët më të përgatitur që unë njoh. Besnikëria ndaj shtetit, integriteti i tij, përvoja dhe aftësitë e bëjnë një vlerë të veçantë për Kosovën”.

“E mbështes plotësisht kandidimin e tij për deputet, sepse besoj që zëri dhe veprimi i tij racional, kritik dhe i matur do t’i shërbejë shtetit.  Kosova ka nevojë për të.  Ne kemi nevojë për të.  Jam i lumtur që pranoi kërkesën tonë që të kandidojë për deputet dhe shpresoj se do të jemi bashkë në Parlament”, ka shkruar Haradinaj.

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop