Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen Cakolli, ka deklaruar se kryeministri dhe ministrat në detyrë duhet të japin dorëheqje formale para se të marrin mandatin e deputetit.
Për Demantim News, Cakolli tha se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese ka sqaruar jo vetëm mbajtjen e seancës konstituive më 6 gusht, por edhe rendin e ditës dhe procedurat që duhet të ndiqen.
Sipas tij, situata është e ngjashme me atë të vitit 2025, pasi kryeministri dhe ministrat në detyrë janë certifikuar edhe si deputetë, ndërsa theksoi se ata nuk mund të ushtrojnë njëkohësisht të dy funksionet.
Cakolli vlerësoi se, sipas Ligjit për Qeverinë dhe legjislacionit zgjedhor, dorëheqja formale nga pozitat ekzekutive është e domosdoshme para marrjes së mandatit të deputetit.
/Demantim News/