August 25, 2026
1 min read

ChatGPT sinjalizoi autoritetet për planin e 25-vjeçarit ndaj ish-të dashurës

Një 25-vjeçar në Shtetet e Bashkuara është arrestuar pasi kishte shprehur në biseda me ChatGPT kërcënime serioze ndaj ish-të dashurës së tij.

Sipas dokumenteve gjyqësore, Darren Shida Zhou kishte diskutuar me chatbotin një plan për ta dëmtuar rëndë ish-partneren. Sistemet e sigurisë së OpenAI e identifikuan përmbajtjen si kërcënuese dhe informacioni iu përcoll autoriteteve amerikane.

Pas hetimeve, Zhou u arrestua dhe pranoi fajësinë. Atij iu shqiptuan masa të rrepta mbikëqyrjeje, përfshirë ndalimin e kontaktit me ish-të dashurën dhe ndalimin e posedimit të armëve.

Zhou, ish-analist në Goldman Sachs, pas arrestimit humbi edhe vendin e punës. Avokati i tij deklaroi se ai kishte kaluar një krizë të rëndë personale.

Latest from Blog

Go toTop