December 12, 2025
1 min read

Çitaku për Kurtin: Mbrëmë zgjodhi të sulmojë gjithçka e secilin që nuk i nënshtrohet

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se mbrëmë kryeministri në detyrë, Albin Kurti zgjodhi të sulmojë gjithçka e secilin që nuk i nënshtrohet.

Ajo u shpreh se në vend që të japë llogari për dështimet, sipas saj, Kurti u bë mburojë politike për të “akuzuarit për shpërdorime milionëshe, nga energjia e deri te rezervat shtetërore”.

“Mbrëmë, Albin Kurti zgjodhi të sulmojë gjithçka dhe secilin që nuk i nënshtrohet. Prokurorinë. Gjyqësorin. Mediat. Aleatët. Oponentët.  Në vend se të japë llogari për dështimet, ai u bë mburojë politike për të akuzuarit për shpërdorime milionshe, nga energjia e deri te rezervat shtetërore”, shkroi ajo.

Çitaku u shpreh se kur mungon përkushtimi ndaj qytetarëve, tha se krijohen armiq të brendshëm.

“Në vend të rezultateve, ofroi linçim. Në vend të përgjegjësisë, arrogancë. Kur mungon puna, goditet institucioni. Kur mungon vizioni, sulmohen aleatët. Kur mungon përkushtimi ndaj qytetarëve, krijohen armiq të brendshëm”.

“Kosova nuk ka nevojë për një kryeministër që frikësohet nga drejtësia dhe sulmon fjalën e lirë. Ka nevojë për qeverisje, llogaridhënie dhe respekt për shtetin që i shërben. Kjo nuk është forcë. Kjo është panic”, ka shkruar Çitaku.

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop