ENISA
July 24, 2026
1 min read

Daka: Opozita ta marrë postin e Presidentit për të shmangur zgjedhjet

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje duhet të bëjë kompromis nëse synon të shmangë zgjedhjet e reja.

Sipas saj, si fituese e zgjedhjeve, Vetëvendosja duhet të ofrojë zgjidhje politike, duke propozuar që posti i Presidentit t’i takojë opozitës.

Siç raporton Demantim News, Daka u shpreh se një marrëveshje e tillë do të mundësonte tejkalimin e bllokadës politike pa pasur nevojë për një koalicion qeverisës.

Ajo theksoi se përgjegjësia për të bërë kompromisin i takon partisë që ka dalë e para në zgjedhje.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop