Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka kritikuar ndërhyrjet e nivelit qendror në autonominë e komunave, duke përmendur disa ndryshime ligjore që, sipas tij, ndikojnë në kompetencat lokale.
Në emisionin “Këndi i Debatit”, Haliti ka folur edhe për vështirësitë financiare që, sipas tij, u janë shkaktuar komunave nga Kontrata Kolektive, duke thënë se ajo ka krijuar barrë të madhe për buxhetet komunale.
Ai e ka ftuar ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, në debat për të diskutuar këtë çështje, duke theksuar se është i gatshëm për një përballje konstruktive me argumente.
Haliti është ankuar gjithashtu për mungesë bashkëpunimi ndërmjet ministrive të Qeverisë dhe kryetarëve të komunave, raporton /Demantim News/.