August 30, 2026
1 min read

Defekt në rrjetin e ujësjellësit, disa pjesë të Prishtinës mbesin pa ujë

Një defekt në rrjetin e ujësjellësit ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë në disa pjesë të Prishtinës.

Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, problemi është shkaktuar nga një rrjedhje në gypin me diametër Fi 90 milimetra, në rrugën “Ferid Curri”.

Për shkak të defektit, furnizimi me ujë është ndërprerë nga ora 18:00, ndërsa ekipet përgjegjëse kanë dalë në terren për të intervenuar.

Megjithatë, për shkak të kompleksitetit të defektit dhe kushteve në terren, sanimi nuk ka mundur të përfundojë gjatë mbrëmjes.

Punimet pritet të vazhdojnë nesër, me synimin që defekti të sanohet dhe furnizimi me ujë të rikthehet sa më shpejt.

Si pasojë, pjesërisht pa furnizim me ujë do të mbesin rruga “Ferid Curri”, rruga “Spiro Mosiu”, rruga “Zahide Jashari”, si dhe disa prej rrugëve përreth zonës së “Ferid Currit”.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop