July 29, 2026
1 min read

Deliu-Kodra: Roli i PDK-së në opozitë është i qartë

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se pas takimit mes kryetarit të partisë, Bedri Hamza, dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, është bërë e qartë se PDK-ja do të mbetet në opozitë.

Ajo theksoi se partia nuk do të bëhet pjesë e asnjë marrëveshjeje politike për krijimin e institucioneve, duke shtuar se orientimi politik i PDK-së tashmë është i qartë.

Deliu-Kodra kritikoi gjithashtu mungesën e vullnetit politik për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve, duke thënë se nuk ka pasur përpjekje serioze për adresimin e çështjeve të qeverisjes dhe seancës konstituive të Kuvendit.

Sipas saj, e drejta për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit i takon partisë fituese, ndërsa PDK-ja do të vazhdojë ta ushtrojë rolin e saj si opozitë në Kuvend.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop